Probleme me ndërtimet pa leje, hapësirat me qira dhe buxhetin, disa nga parregullsitë në një komunë të Shkupit

Enti Shtetëror për Revizion ka shpalosur parregullsi e konstatuara gjatë revizionit për punën e Komunës së Butelit gjatë vitit 2021, transmeton Portalb.mk.

“Ekzistojnë dobësi gjatë zbatimit të procesit të buxhetimit, janë realizuar rreth 80 % nga të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara me Buxhetin e Komunës. Gjatë zbatimit të procedurave për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje nuk dorëzohet raporti vjetor deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjes”, konstatoi Revizioni.

Në raportin e revizionit në Komunën e Butelit, janë konstatuar parregullsi në pjesën e procedurave të lëshimit me qira të hapësirave afariste.

“Mosrespektimi i parimit të transparencës dhe llogaridhënies nga ana e subjekteve që kanë marrë ndihmë financiare nga komuna. Dobësi në lidhje me Ligjin për Prokurimin Publik gjatë prokurimit të mallrave, punëve dhe shërbimeve”, janë disa tjera parregullsi të konstatuara nga Revizioni.