Kur historia kthehet në histeri: Projekti “Shkupi 2014” në dritën e një monografie

Shkruan: Enis Sulstarova

Recension i librit Pushteti, identiteti dhe hapësira, i autorit Murat Aliu, Shkup, shtëpia botuese Logos-A, 2024

Historia në histeri

Projekti “Shkupi 2014” ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve për shkak se te ai arkitektura dhe urbanistika ndërthuren me politikën, identitetet kolektive, kujtesën historike, marrëdhëniet ndëretnike e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare. Këta elementë i ka mbajtur parasysh studiuesi Murat Aliu në monografinëPushteti, identiteti dhe hapësira, qëbazohet te një teze doktorate e mbrojtur pranë Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Stambollit. Aliu argumenton se pas rikonceptimit e hapësirës urbane të qendrës së Shkupit, pas ngritjes së shtatoreve dhe veprave monumentale të stërmëdha brenda një hapësire të ngushtë dhe pas ndryshimit të fasadave të ndërtesave publike dhe ngritjes së ndërtesave të reja në zonën qendrore të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, qëndron një përpjekje e mirëmenduar e partisënacionalistenë pushtet, VRMO-DPMNE, të drejtuar nga kryeministri Nikola Gruevksi,për tëripërcaktuar vizualisht identitetin kombëtar të sllavëve maqedonas dhe për të kundërshtuar tezat rivale mbi zanafillat etnike të kombit. Gjithashtu, Aliu në librin e tij tregon se kompleksi i ndërtesave, përmendoreve, e dekoreve që përbëjnë“Shkupin 2014” duhet parësi një deklaratë politike drejtuar opozitës politike maqedonase, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe shteteve fqinje (në radhë të parë Greqisë dhe Bullgarisë) se maqedonasitnuk heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar për shkak tëpresionit të huaj.

Mua personalisht, pas vizitave në qendër të qytetit të dominuar nga përmendorja e Aleksandrit të Madh, por sidomos pas leximit të librit të Aliut, mëështë krijuar përshtypja se kemi të bëjmëkthimin e historisënë histeri. Fjalori i gjuhës shqipe fjalën “histeri” e shpjegon si sëmundje nervore te njerëzit e ndjeshëm që shoqërohet me turbullim të gjendjes shpirtërore dhe që mund të shoqërohet me britma e me të qeshura; si inat e tërbim i papërmbajtur; si veprimtari e ethshme në një fushë të caktuar të jetës shoqërore etj.Kemi të bëjmë me një histeri politike, sepse pjesa më e madhe e projektit “Shkupi 2014” u ndërtua në mënyrë të ethshme brenda pak viteve, me një këmbëngulje dhe inat të papërmbajtur përkundër kritikave dhe kërkesave të arsyeshme për të respektuar trashëgiminë urbanistike dhe artitekturore të qendrës së Shkupit, dhe sepse projektii ngjan njëklithme të fortëidentitare,që buron prejndjeshmërisëe qëelitat sllavo-maqedonase tregojnë ndaj vënies në dyshim tëlashtësisë së kombit dhe emërtimittë shtetit.Sa për ilustrim, në f.382 të librit të Aliut lexojmë se Valentina Bozhinovska, ish-drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive dhe Grupeve Fetare, paska thënë në vitin 2010 se skulpturat në shesh janë një zë i fuqishëm (lexo: britmë apo piskamë) i Maqedonisë para gjithë botës.Por le tëflasim së pari për monografinë e Aliut e më pas për rolin e saj në diskutimet shkencore e publike për ndërthurjen midis hapësirës, identitetit e hapësirës.

Pushteti, identiteti dhe qytetii Shkupit

            Në të gjitha kulturat dhe qytetërimet qyteti ka qenë imazhi i identiteteve kolektive dhe i pushtetit. Sidomos qendra e qytetit ka qenë hapësira e dominuar nga ndërtesat qeveritare dhe ato fetare, që u përcillnin masave një përkatësi të caktuar politike e kulturore. Kur binte qyteti, ai binte bashkë me zotat e tij. Siç e tregon Aliu, duke u bazuar në autorë si Fuko [Foucault], Kastels [Castells], Bauman etj., pushteti në kohët moderne përpiqet që të depërtojë në vetëdijen njerëzore dhe të disiplinojë sjelljet e qytetarëve. Në këtë aspekt, modelimi i hapësirës, sipas një koncepti paraprak identitar,është pjesë e ushtrimit të pushtetit modern.Qyteti është edhe një hapësirë shoqërore dhe kulturore, siç kanë vënë në dukje sociologët urbanë si Mamfordi [Mumford], Soja, Harvi [Harvey], Dë Serto [De Certeau] etj., të cilët autori i ka përfshirë në kapitullin e parë të studimit të tij.

Një specifikë e modernitetit është identiteti kombëtar, lindja dhe shndërrimi i të cilit në shekujt e fundit ka qenë objekt i studimit të autorëve si Giddens, A. D. Smith, Hobsbaum [Hobsbawm], Anderson etj. Aliu ndalet te koncepti i “traditave të shpikura” me anë të të cilit Hobsbaumi ka shpjeguar dhe përhapjen e monumenteve në kryeqytetet evropiane dhe tjetërkund në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, për të përcjellë vizualisht madhështinë dhe historinë kombëtare. Me fjalë të tjera, tradita kombëtare shpiket apo tregohet nga pushteti politik edhe me anë tëstrukturimit të hapësirë urbane, nëpërmjet ndërtimit të muzeve, ngritjes së përmendoreve për heronjtëe kombit dhe të monumenteve që përkujtojnë ngjarje apo epoka të caktuara historike.Aliu shkruan se “qyteti është një gjuhë, një diskurs. Ai komunikon vazhdimisht me banorët e vet, njerëzit flasin për qytetin në të cilin jetojnë” (f. 93). Prej kësaj del se njëqytetme shenja të kombit përcjell ligjërimin nacionalist te qytetarët, dhe qytetarët flasin për kombin duke jetuar, punuar, ndërvepruar në hapësirën urbane.

Kapitulli i dytë i studimit tëAliut i kushtohet formimit të identitetit kombëtar te sllavët e Maqedonisë së Veriut, që nga lindja e “çështjes së Maqedonisë” në Ballkanin osman të shek. XIX e deri në ditët tona. Në kuadër të reformimit të Perandorisë Osmane prej trysnisë së fuqive evropiane dhe të pretendimeve të shteteve ballkanike për territoret osmane, nisi dhe “zgjimikombëtar” i sllavëve që jetonin nëhapësirën gjeografike që njihej si “Maqedoni”. Kjo ishte një hapësirë etnikisht e përzier, me sllavë, shqiptarë, grekë, turq, vllehë etj.Lëvizjes kombëtare të maqedonasve sllavë iu desh të përcaktohej në lidhje me identitetit kombëtar përballë pretendimeve serbe, bullgare dhe greke. Sidomos marrëdhënia midis maqedonasve (sllavë) dhe bullgarëvembeti një tension i përhershëm brenda lëvizjes për pavarësi deri në pushtimin e Maqedonisë së sotme të Veriut nga Serbia gjatë luftërave ballkanike. Pas Luftës së Dytë Botërore, maqedonasve iu njoh e drejta e shtetit të tyre, me kushtin e ndjekjes së linjëssëimponuar nga Beogradi, që do të thoshte largim prej identitetit bullgar,“vëllazërim” me serbët dhe popujt e tjerë sllavë të Jugosllavisë,dominim mbi shqiptarët dhe me misionin e bashkimit të maqedonasve përtej kufirit. Etnogjeneza e maqedonasve u përcaktua te fiset sllave të vendosura në këtë territor dhe te shteti i car Samuelit nëkapërcyell të shek. X-XI.

Pjesa qendrore e librit përbëhet nga kapitujt tre dhe katër, ku analizohet projekti “Shkupi 2014” prej disa këndvështrimeve teorike dhe në kontekstin e përplasjeve politike dhe ideologjike nëRepublikën e pavarur tëMaqedonisësë Veriut. Pa shtrëngesat e Jugosllavisë, politikanët dhe historianët maqedonas të lidhur mepartinë VRMO-DPMNE kërkuan të lidhin kombin modern me maqedonasit e lashtësisë. Kalorësit ceremonialë që më parë visheshin me uniformat e revolucionarëve kundërosmanë, tani vishen si ushtarë të Aleksandrit të Madh. Paralel me “antikuizimin” e kombit të tyre, pati orvajtje nga historianë maqedonas për t’i konsideruar shqiptarët si bujtës të vonë në Maqedoni. Në këtë kuadër, në vitin 2010, kur në pushtet ishte VRMO-DPMNE-ja, nisi projekti “Shkupi 2014” për riorganizimin e hapësirës qendrore të kryeqytetit. Përveç pajisjes së fasadave të ndërtesave me dekore të stileve barok e neoklasik, janë ngritur statuja e buste për Aleksandrin e Madh, prindërit e tij Filip dhe Olimpia, perandorin roman Justinian, car Samuelin, mbretër e shenjtorë sllavë të mesjetës, revolucionarë të VRMO-së, viktimatë regjimit komunist, si dhe përmendorja e Mbrojtësve të Maqedonisë, kushtuar policëve dhe ushtarëve të rënë në vitin 2001 gjatë luftës kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ndërkaq, pala shqiptare është “kompensuar” me monumentin e Skënderbeut dhe me përmendoret për Pjetër Bogdanin, Josif Bagerin dhe Nexhat Agollin (f. 267-268). Në tërësin e tij, projekti “Shkupi 2014”, sipas Aliut, “duhet parë si një trup brenda të cilit kalon dhe materializohet një tekst dhe rrëfim lidhur me origjinën e lashtë antike dhe vazhdimësinë e pandërprerë historike të kombit maqedonas që arrin deri në ditët e sotme” (f. 271). Qeveria nacionaliste e VRMO-DPMNE-sëme anë të tij donte tëzhbënte “vonesën” e rilindjes kulturore e kombëtare të kombit maqedonas (f. 269) dhe “mohimin shekullor” që gjoja i bëhet kombit maqedonas (f. 296).

Te kapitujt tre dhe katër, autori ka përmbledhur edhe kritikat që i janë bërë projektit, ndër të cilat mëtë rëndësishmet më duken se janëtre. Së pari, projekti mbulon shtresat historike osmane dhe socialiste tëShkupit, duke imponuar një shtresë kiçi që i shtohet dhunshëm dhe pa kriter qytetit. Pazari osman është spostuar prej bregut të Vardarit, lidhja organike me qendrën është ndërprerë dhe pamja e tij është mbuluar me ndërtesa të reja. Ndërtesat e ndërtuara pas tërmetit, që për kohën mbaheshin si moderniste, u është vënë përsipër një fasadë neoklasike, si për të mbuluar “shëmtinë” socialiste. Mirëpo, për ironi, stili arkitekturor neoklasik ka qenë i pranishëm në Shkup në ndërtesat publike që u ndërtuan në vitet 1920-1930 nga Mbretëria Jugosllave, kohë kur prej elitës serbe Maqedonia quhej “Serbia e Jugut”. Mirëpo, fakti që Jugosllavia ka luajtur një rol të rëndësishëm në përcaktimin e identitetit maqedonas (si i ndarë prej atij bullgar), në përcaktimin e Shkupit si kryeqytet të një kombi dhe në rindërtimin e tij modern pas tërmetit shkatërrimtar të vitit1963, fshihet ose minimizohet në librat e historisë që shkruhen në Maqedoninë e Veriut dhe në diskutimet publike.

Së dyti, ai është një përpjekje politike për të përvetësuar Shkupin vetëm për maqedonasit, duke ndarë dhe “larguar” prej qendrës së qytetit lagjet e populluara kryesisht nga shqiptarët. Aliu e intrepreton atë si një lloj hakmarrjeje e VRMO-DPMNE-së ndaj Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001.Në vend qëqendra e kryeqytetit të simbolizonte mjedisin ku takohen e bashkëveprojnë kombet dhe etnitëe Maqedonisë së Veriut, siç i takon një shteti shumetnik, ajo kthehet në pronë ekskluzive e njërit prej tyre. Duke huazuar terminologjinë e studiuesve të nacionalizmit, si Smith, Kolsto dhe Shëpflin [Schöpflin], Aliu shënon se projekti “Shkupi 2014” shkruan mbi hapësirën urbane etno-historinëdhe mitete maqedonasve (f. 328, 342-344). Si kundërpërgjigje, edhe shqiptarët në hapësirat urbane ku janë shumicë “shkruajnë” mitet e tyre kombëtare. Sheshin Skënderbej në anën e majtë të Vardarit, Aliun e quan kundër-hapësirë shqiptare,përballë“Shkupit 2014”.

Së treti, “Shkupi 2014” është konceptuar si projekti arkitekturor dhe urbanistik që do t’u kthejë maqedonasve identitetin evropian, që supozohet të ketë qenë i mohuar nga shekujt e sundimit osman dhe nga socializmi jugosllav. Stilet barok e neoklasik të dekorit të ndërtesave janë një përpjekje për t’i ikur gjeografisë, një lloj arratisjeje nga Orienti e Ballkani dhe një vendosje imagjinare e qendrës së Shkupit diku nëEvropën Qendrore (f. 387). Rrjedhimisht, shqiptarët përjashtohen vizualisht prej qendrës edhe sepse ata janë myslimanë. Aliu shkruan se shqiptarët dhe në përgjithësi myslimanët “e kuptojnë saktë se krijuesit e ‘Shkupit 2014’ po u thonë atyre se ata, si muslimanë, janë nga joeuropianët, se nuk mund të jenë qytetarë të vërtetë të Shkupit europian” (f. 389).Qendra e Shkupit qartazi përçon orientalizëm/kolonializëm (Said) dhe ballkanizëm (Todorova).

Në faqet e fundit të librit autori bën një përmbledhje e proceseve të marrëdhënieve tëMaqedonisë sëVeriut me fqinjët, të cilat do të ndikojnë në mënyrën sesi maqedonasit do tërishkruajnë etnohistorinë e tyre. Në Marrëveshjen e Prespës me Greqinë cilësohet se populli maqedonas është me prejardhje sllave, se trashëgimia kulturore e maqedonasve të lashtësisëështë pjesë e qytetërimit helen. Negociatat që vijojnë midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të prekin edhe karakterizimin etnik/kombëtar të disa figurave historike që i kanë përmendoret në Shkup. Mbetet për t’u parënëse rishikimi i historisë së maqedonasve,sipas kërkesave të Greqisë dhe Bullgarisë, do të pranohet nga VRMO-DPMNE-ja që ka ardhur sërish në pushtet dhe nëse do të ketë ndryshime në projektin “Shkupi 2014”.

Shkup, Tiranë etj.

            Për sa i përket aspektit shkencor, libri i Aliut ka marrë vlerësimin maksimal kur është paraqitur si tezë doktorate në Universitetin e Stambollit. Prandaj, në vijim do të ndërmarr disa reflektime për rolin e librit në diskutimetshkencore dhe publike, jo vetëm për Shkupin, por edhe për kryeqytetet e tjera ballkanike gjatë këtij shekulli.Libri Pushteti, identiteti dhe hapësirado lexuar përkrah studimeve të tjera që janë marrë me të njëjtën temë dhe ai shërben si bazë teorike për hulumtime të mëtejshme.Qasjet teorike që gjenden në të shërbejnëedhe për tëorientuar studiuesit në studimin i pushtetit, identitetit dhe hapësirës përtej qytetit të Shkupit. Ligjërimet e ndryshme nacionaliste të maqedonasve dhe shqiptarëve janë të pranishme në organizimin e shesheve të qyteteve dhe fshatrave të Maqedonisë së Veriut, nëpërmendoret e ngritura dhe në shenjat e tjera të “vendeve të kujtesës” (p.sh. varrezat e dëshmorëve). Shpeshherëkëto ndërhyrje në hapësirën publike janë përgjigje të njërës palë ndaj palës tjetër.

Nga këndvështrimi i shqiptarëve, por edhe i pakicaveetnike të Maqedonisë së Veriut, mund të ndërmerren studime të mëtejshme, se si organizimi i hapësirës urbane dhe i arkitekturës në kohën e Jugosllavisë dhe në kohën tonëështë përpjekur të mohojë historinë,kujtesën dhe trashëgiminë kulturoreshumetnikenë Shkup dhe qytete të tjerë.Specifikisht për Shkupin, libri i Aliut mua më dërgoi te rishfletimii albumitfotografik dhe eseistikShkupi meautor Kim Mehmetin, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në vitin 2011, ndërsa po vijonte zbatimi i projektit “Shkupi 2014”. Mehmeti vëren me të drejtëse si ka qenë Shkupi dikur, ashtu ka qenë Maqedonia dhe si është sot Shkupi, po ashtu është Maqedonia e Veriut. Kjo do të thotë se, nën përvetësimin nacionalist që përfaqëson projekti “Shkupi 2014”, “e kaluara shqiptare e Shkupit do të bëhet edhe më largët se qëështë tani”, ndërsa e tashmja do të jetë pre e moszhvillimit dhe nëpërkëmbjes, siç janë sot lagjet e Shkupit të mbipopulluara nga shqiptarët (f. 31-34). Nuk është aspak çudi që për Shkupin kanë shkruar më së paku vetë banorët e vjetër të tij, shqiptarët, sepse arsyeja, thotë Mehmeti, duhet kërkuar te “fakti se atyre kurrë nuk u është lënë kohë që të merren me të kaluarën e vet, mbase pse ata është dashur gjithmonë t’i përkushtohen betejës për ta shpëtuar të sotmen e tyre” (po aty, f. 42). Për mbijetesën në të sotmen flet edhe “Saga ballkanike” e romaneve të Luan Starovës, në qendër të së cilës është një familje shqiptare që tallazet historike e kanëshpërngulur nga bregu i Ohrit te një nga lagjet e Shkupit.Murat Aliu, duke u marrë me ndryshimet në qendrën e Shkupit nuk është ndalur shumë te gjendja e mjerueshme urbanistike e pjesës së qytetit ku banojnëmë së shumti shqiptarët dhe jomaqedonas të tjerë (p.sh. lagja Gazi Baba), si pasojë e neglizhendës nga pushteti shtetëror, aq sa ajo në studime sociologjike konsiderohet si geto (shih p.sh. artikullin nga Ali Pajaziti dhe Muhamed Jashari, “The Slum and Urbanization Challenges: The Case of Gazi Baba”.https://www.academia.edu/11616746/The_Slum_and_Urbanization_Challenges_The_Case_of_Gazi_Baba).

Për sa i përket  planit krahasimor, rasti i projektit “Shkup 2014” shërben për hulumtimin e ndryshimeve arkitekturore dhe urbanistike nëkryeqytetet e Evropën Juglindore dhe më tutje nëEvropën Lindore, nën efektet e kundërkomunizmit, nacionalizmit dhe neoliberalizmit.Projekti “Shkupi 2014” mund të krahasohet me atë që po i ndodh sot Tiranës. Edhe në Tiranë, kompleksi i ndërtimeve nëSheshin “Skënderbej” dhe përgjatëShëtitores “Dëshmorët e Kombit” mban gjurmët e pushteteve të ndryshëm, atij osman, mbretërisë së Zogut, diktaturës komuniste, ndërsa kullat e betonta që janë ndërtuar dhe po ndërtohen përreth e sipër ndërtesave të kompleksit janë dëshmi e kohës sonë. Statuja e Skënderbeut ka zënë vendin e statujës së Stalinit, e cila e spostua në shëtitore përballë asaj së Leninit.Sheshi ka pasur edhe statujën e Enver Hoxhës, përmbysja e së cilës në vitin 1991është simboli kryesor i rënies së komunizmit në Shqipëri.Sikurse ka ndodhur në Shkup, edhe nëqendër të Tiranës ka pasur një bum ndërtimi, motivi kryesor i të cilit ka qenëpasurimi i shpejtë i mbajtësve të pushtetit, klientëve oligarkë dhe pastrimi i parave. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryeministri i tanishëm, Edi Rama, e ka konsideruar Tiranën qendrore si një skenë urbane ku projektohet pushteti i tij personal.

Ndërsa trashëgimia historike dhe kujtesa kolektive shkatërrohen përditë në Tiranë (p.sh. Teatri Kombëtar), kemi tek-tuk disa shenja tënacionalizmit kiç në fasadat e reja, qësynojnë tëmbulojnë disi vrazhdësinëe kullave shumëkatëshe që kanë zënë të gjithë hapësirat e lira midis ndërtesave historike, ose u janë mbivendosur këtyre të fundit. Kulla e ndërtuar mbi stadium mban ngjyrat kuq e zi, të kombinuara me nuanca ngjyrë vjollcë, kjo e fundit shenjë dalluese e shndërrimit të Partisë Socialiste (dikur me stemë tëkuqe, pastaj rozë e tani ngjyrë vjollcë) në parti neoliberale.Kulla e ndërtuar mbi terrenin e një parkutëlojërave për fëmijë ka në fasadë hartën e Republikës së Shqipërisë, ndërsa kulla që po ndërtohet në krah të Hotelit Internacional do të ketënë pjesën e sipërme trajtën e kokës së Skënderbeut me përkrenare.Këto fasada duken si maska që nuk arrijnë ta fshehin shëmtinë dhe dhunënsistemike të autokracisë në pushtet.Paradoksi është qëkëto fasada janë projektuar nga studio arkitekturore perëndimore të piketuara personalisht nga kryeministri Rama.Këto shenja kombëtare na tregojnë se edhe pse nacionalizmi ballkanik, “perceptohet shpesh si shënues i ‘prapambetjes’… nga ana tjetër vetë kjo prapambetje vjen e bëhet ekzotike, kur interpretohet tani me ironi ose humor nga arkitektë të shquar perëndimorë” (arkitektja Dorina Pllumbi, “Fasada urbane, nuanca politike”, në revistën “Studime për artin”, nr. 22, 2023,f. 56. https://albanica.al/studime_arti/article/vieë/5808/5785).

Me sa jam në dijeni, Tiranës i mungon një monografi si kjo e Murat Aliut mbi lidhjen pushtet, identitet dhe hapësirë, që do tëduhej shkruar nga këndvështrimi i shkencave politike e shoqërore për të rrokur shndërrimin urbanistik e arkitekturor që po i ndodh kryeqytetit. Prandaj, duke përgëzuar autorin për veprën e tij dhe duke i uruar punime të tjera shkencore, gjithashtu shpreh dëshirën që të kemi studiues të tjerë qëdo tëecin nërrugën qëai ka hapur me këtë libër.