Prindërit e viktimave në “Puls” paralajmëruan protestë para Mjekësisë gjyqësore nëse për tre ditë nuk marrin përgjigje për analizat toksikologjike
Prindërit e viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan sot nga “Marshi i 40-të i engjëve” sërish dërguan thirrje deri te institucionet kompetente t’u japin përgjigje pyetjeve, për të cilat thonë, se më shumë se vit fshihen nga ata, ndërsa u dedikohen arsyeve për vdekjen e fëmijëve të tyre, njofton Portalb.mk.
Aleksandar Naunov, i ati i Nadica Naunovës, e cila humbi jetën në zjarrin tragjik, si kryetar i Shoqatës së qytetarëve “16 Mars 2025 Koçan”, duke u drejtuar nga marshi, paralajmëroi se nëse në tre ditët e ardhshme nuk marrin përgjigje të qartë nga Instituti për mjekësi gjyqësore në Shkup se nëse kanë qenë të bëra analiza për praninë e cianidit të hidrogjenit dhe komponimeve të tjera toksike të ngjashme gjatë autopsisë së trupave, prindërit do të vijnë para Institutit dhe do të qëndrojnë atje derisa të marrin përgjigjet që kërkojnë.
Ai theksoi se që më 14 janar të këtij viti Shoqata ka dorëzuar kërkesë zyrtare deri te Instituti për mjekësi gjyqësore, kriminalistikë dhe mjekësi deontologjike se nëse ky institucion i Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup ka qenë i përfsirë në analizat toksikologjike dhe se nëse ishte ekzaminuar prania e komponimeve të tilla. Deklaroi se edhe pas më shumë se dy muaj, deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Tetë muaj pas aksidentit, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, roje sigurie, nëpunës civilë dhe ish-kryetarë komune janë të akuzuar.