Premiera e shfaqjes “I burgosuri i katit të 15” sonte në Pallatin e Kulturës në Tetovë
Sonte, më 20 dhjetor, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, do të jepet premiera e shfaqjes teatrale “I burgosuri i katit të 15”, me autor Nil Simon dhe nën regjinë e Fitim Selimit. Në këtë tragjikomedi, aktorët Burhan Amiti dhe Sanije Bekteshi do të sjellin para publikut tetovar një rrëfim të fuqishëm artistik që pasqyron problemet aktuale të shoqërisë sonë, me theks të veçantë në çështjen e punësimit, në një realitet ku politika shfaqet si dirigjuese e çdo sfere të jetës, shkruan Portalb.mk.
Kjo shfaqje trajton problemet e një çifti të moshës së mesme që gruaja detyrohet të punojë, gruaja e tij detyrohet të punojë dhe të kujdeset për shtëpi. Paraprakisht burri apo shtyllë e shtëpisë kur largohet nga puna, Burhani që e luan robi nuk dëshiron që ta përcjell bashkëshortes largimin nga puna, ai kalon në një krizë nervore duke shtyrë kohën duke lexuar gazeta, duke dal në pyll, duke bërë lloj sfera që të bëj jetën më atraktive.
Aktori Burhan Amiti për Portalb.mk tha se çdo spektaror do ta gjejë vetën në momente të caktuara të kësaj shfaqje.
“Tema bosht e shfaqjes është problemi i një çifti martesore i cili në një moment të paplanifikuar jetësore gjendet në rrethana të një krize sociale, duke humbur vendet e punës, rrethana këto që përveç krizës sociale, sjellin edhe krizë në fuknsionimin e lidhjes martesore, duke prodhuar tensione, xhelozi dhe zënka të cilat sa janë dramatike, po aq edhe komike në mënyrën e qasjes së tyre ndaj problemeve. Është një tekst që korespondon shumë mirë me rrethanat politike dhe sociale të shoqërisë sonë, ku çdo spektarorë do e gjejë vetën në momente të caktuara si pjesë të problemit që luhet nën skenë nga dy aktorët”, tha Amiti.

Për të gjithë ata që sonte s’do mund ta ndjekin nga afër këtë shfaqje, reprizën mund ta shohin me datë 24 dhjetor.
Shfaqja “I burgosuri i katit të 15-të” është projekt i Teatrit Alternativ Feniks, dhe është mbeshtetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të RMV-së.