Policia e RMV-së i zbuloi tre të dyshuarit që i plagosën dy të punësuarit te varrezat
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet se kanë sulmuar dhe kanë plagosur dy punësuar në Shoqatën Aksionare “Butel”, transmeton Portalb.mk.
“Nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria A.M. (48) dhe djemtë e tij J.M. (26) dhe B.M. (27), të gjithë nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 12:40, në afërsi të varrezave të Butelit, i kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), të punësuar në SH.A. “Butel”, me ç’rast kanë përdorur armë – pistoletë me gaz dhe armë të ftohta (grusht metalik dhe thikë)”, raportoi Policia.
Të punësuarit ishin sulmuar nga tre të dyshuarit në momentin kur ishin hetuar si persona që kishin kryer vjedhje edhe më herët.