Organizimi i festivalit “Vinoskop”, Qyteti i Shkupit deri të dielën do të pranojë aplikime

Shoqatat e qytetarëve dhe organizime të ndryshme që janë të Regjistruara në Regjistrin Qendror do të mund deri të dielën të aplikojnë për Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e manifestimit “Festivali i Verës – Vinoskop”, transmeton Portalb.mk.

“. Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjitha shoqatat e qytetarëve, fondacionet, federatat, institucionet, shoqëritë tregtare dhe agjencitë e marketingut, të regjistruara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli nè Shkup, në përputhje me Ligjin për shoqata dhe fondacione dhe Ligjin për shoqë i tregtare”, raporton Qyteti i Shkupit.

Përmes këtij manifestimi, Qyteti i Shkupit planifikon zhvillimin, promovimin, mbështetjen dhe avancimin e turizmit, hotelerisë dhe tregtisë me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetin e Shkupit.

“Përdorimi i mjeteve të ndara financiare do të rregullohet me marrëveshje të lidhur midis Qytetit të Shkupit dhe aplikuesit i cili i plotëson kushtet në përputhje me Thirrjen publike dhe kriteret për zgjedhjen e propozim – projektit në përputhje me Rregulloren për mënyrën, kushtet, kriteret dhe procedurën për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e ngjarjeve, festivaleve, manifestimeve, projekteve dhe aktiviteteve të projektit në fushën e zhvillimit ekonomik lokal”, sqaruan nga Qyteti, duke theksuar se mjett janë siguruar nga buxheti komunal.

Aplikimi duhet të dorëzohet në objektin e komunës së Shkupit.