Sot në mesditë u zhvillua ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës. Ndeshja u zhvillua në Shkup. Mysafirët arritën të shënojnë fitore bindëse, 0:3, transmeton Portalb.mk.
Kjo ndeshja ishte pjesë e Javës së XXVI-të, ku planifikohet edhe ndeshja ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit. Kjo ndeshja do të luhet në Manastir, duke filluar nga ora 20:00.
Vardari dhe Shkëndija gjenden në pozitën e parë me 61 pikë, por Vardari ka një ndeshja më pak. Një ndeshje më pak e ka edhe Struga e cila gjendet në pozitën e tretë me 53 pikë. Kjo e fundit nesër do të luajë kundër Shkupit në Strugë.
Deri në fund të kampionatit kanë ngelur edhe shtatë javë të tjera, ku në javën e fundit pritet të luhet ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.
Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.
Në Kupën e Maqedonisë së Veriut, ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet në Tetovë më 22 prill në Kumanovë, ndërsa ndeshja kthyese më 6 maj në Kumanovë. Finalja do të luhet më 20 maj. Në njërën gjysmëfinale do të përballet Shkëndija e Tetovës me Shkëndijën e Haraçinës, ndërsa në gjysmëfinale tjetër Ohri kundër Sileksit.