Policia e Maqedonisë së Veriut për 24 orë i arrestoi edhe gjashtë persona për dhunë familjare

Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi përqendrimi i Policisë në lidhje me raportimet rreth dhunës në familje, ashtu që brenda 24 orëve u arrestuan edhe gjashtë persona për këtë arsye. Policia ndaj tyre paralajmëroi kallëzim penal, transmeton Portalb.mk.

Shumica e arrestimeve janë kryer në Shkup. Burri 41 vjeçar u arrestua pasi e kishte sulmuar bashkëshorten dy vjet më të moshuar, ndërsa 45 vjeçari N.D. pasi e sulmoi bashkëshorten 41 vjeçare, ndërkohë e kishte lënduar djalin dhe vajzën.

“ Nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria N.K. (40) nga Kroacia, pasi në banesë në zonën e Qendrës kishte sulmuar fizikisht partneren e tij O.K. (37) nga Ukraina dhe motrën e saj, kishte bërë kërcënime dhe kishte dëmtuar një pjesë të orendive shtëpiake”, raportoi Policia. Ai pastaj ishte sulmuar nga gruaja.

Në Kërçovë u arrestua 26 vjeçari S.S. pasi kishte sulmuar ish-bashkëshorten, ndërsa në Ohër u arrestua 33 vjeçari D.S. pasi e kishte sulmuar bashkëshorten 24 vjeçare, me të cilën ishte në proces shkurorëzimi. Në orët e mesnatës u arrestua 37 vjeçari nga Bogdanci, pasi paraprakisht e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 26 vjeçare/

“Më 12.04.2026 në orën 16:00 në SPB Kumanovë, një e punësuar në Qendrën për Punë Sociale Kumanovë denoncoi se një 13-vjeçar nga Kumanova ishte keqtrajtuar psikologjiskëshit nga babai i tij dhe ishte dëbuar nga shtëpia. I mituri do të akomodohet në familje kujdestare, është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, raportoi Policia.

Sipas të dhënave nga MPB-ja, në një periudhë prej pesë vitesh janë regjistruar madje 26 vrasje të grave. Në vitin 2021 u regjistruan katër vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin katër gra. Në vitin 2022, u regjistruan dy vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin dy gra.  Vitin pasardhës, ky numër është 9, ndër të cilët njëra nga viktimat ishte një vajzë 14 vjeç. Në vitin 2024, u vranë pesë gra, njëra prej të cilave ishte një vajzë dyvjeçare, ndërsa vitin e kaluar u vranë 6 gra. 

Kujtojmë se më 2 mars, nëna Ivana, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare Katja u hodh nga një ndërtesë në Karposh rreth orës 14:00 dhe vdiqën në vend. Pas ngjarjes tragjike të 2 marsit, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha në një konferencë për shtyp se gjatë vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike midis bashkëshortëve. Sipas ministrit, policia veproi në bazë të çdo raporti, por në të gjitha rastet raportet u tërhoqën nga pala e dëmtuar Ivana, e cila për këtë arsye hoqi dorë nga procedurat e mëtejshme.