Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi 12 persona për armë në pesë lokacione
Sot u arrestuan 12 persona në pesë lokacione të ndryshme në Shkup për keqpërdorime të ndryshme në lidhje me armëmbajtje. Në Prokurori është ngritën kallëzim penal për të gjithë, transmeton Portalb.mk.
Policia arrestoi 12 persona nga mosha 27 vjeçe e deri në moshën 70 vjeçe në Inxhikovë, Haraçinë, Çento, Brest dhe Çair. Këto arrestime janë kryer për shkak “bashkimi kriminal” dhe “prodhimit, posedimit, ndërmjetësimit dhe tregtisë së paautorizuar me armë dhe materiale shpërthyese. Një person dyshohet edhe për drogë.
Ata dyshohet se veprat penale i kanë kryer në periudhën prill – dhjetor. Për këto vepra dënimi është se paku tre vjet burg.
Prokurori deri te gjykatësi ka propozuar masën e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit: N.S. (70), F.S. (42), Q.S. (40), B.A. (40), S.D. (37), F.D. (35), N.A. (59), R.K. (27), N.L. (44), A.K. (35), Z.M. (61) dhe R.S. (27).