Policët me biçikleta gjatë stinës së verës në Ohër

Sektori për Punë të Brendshme i Ohrit nga sot ka futur patrulla policore me biçikleta në punën e rregullt policore në të gjithë qytetin dhe zonat turistike përreth, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Punonjësit e policisë me uniformë me biçikleta janë të përfshirë në veprime të rregullta parandaluese dhe represive në terren, në radhë të parë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe aktivitetet për parandalimin e vjedhjeve, krimeve dhe kundërvajtjeve të tjera, zbulimin dhe arrestimin e autorëve të krimeve të ndryshme në plazhe dhe parkingje, si dhe në zonën qendrore të qytetit.

“Policia me biçikleta është një mënyrë për të rritur lëvizshmërinë e shërbimit policor, sidomos në muajt e verës kur ka frekuencë të shtuar të qarkullimit në Ohër, mundësia e mbërritjes më të shpejtë në vendin e ngjarjes ku ka shkelje të rendit”, thanë  mes tjerash nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Patrulla e policisë me biçikleta në Ohër ka filluar për herë të parë në vitin 2008, pasi anëtarët kaluan trajnim special, të realizuar nga instruktor me certifikatë për teknikat speciale të patrullimit të biçikletave policore, të trajnuar më parë nga trajnerë të policisë amerikane për patrullë policore me biçikleta.