Pllaka përkujtimore për viktimat nga zjarri në “Pulse” do të ndërtohet në vendin e kërkuar

Këshilli i Komunës së Koçanit në mbledhjen e djeshme të 9-të në mënyrë unanime e mbështeti nismën për ndërtimin e pllakës përkujtimore “Rruga e pafundësisë për 63 engjëjt” kushtuar 63 viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls”, raporton MIA.

Propozimi u miratua me 19 vota “pro” dhe fryt i nismës së Shoqatës “16 mars 2025 Koçan”.

Sipas planit të miratuar, pllaka përkujtimore “Rruga e pafundësisë për 63 engjëjt” do të ndërtohet në Parkun e vjetër, në pjesën qendrore të qytetit, në vendin mes rrugëve “Braqa Stavreri” dhe “Keji i revolucionit”.

Me këtë vendim të Këshillit komunal, kryetari i Komunës Vlatko Grozdanov autorizohet që përmes procedurës së përshpejtuar të formojë një trup punues, me qëllim që projekti të përfundojë deri më 16 mars të vitit kur mbushet një vit nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.

Tetë muaj pas aksidentit, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, roje sigurie, nëpunës civilë dhe ish-kryetarë komune janë të akuzuar.