Mbi 227 viktima pas shembjes së minierës

Mbi 227 persona kanë humbur jetën nga shembja e një miniere në lindje të Kongos. Ngjarja ndodhi në minierat Rubaya, të cilat kontrollohen nga një grup rebel, raporton Klan.

Sipas “Reuters”, numri i saktë i viktimave vijon të jetë në verifikim, ndërsa shumë minatorë dyshohet se kanë mbetur ende të bllokuar nën rrënoja.

Rubaya prodhon rreth 15% të koltanit në botë, i cili është shumë i kërkuar nga prodhuesit e telefonave celularë, kompjuterëve, komponentëve hapësinorë dhe turbinave me gaz.