Plani për rritjen e çmimeve nga Netflix mund të anulohet
Goditja e Netflix ndaj praktikës së shkëmbimit të fjalëkalimeve raportohet se mund të ketë rritur numri e abonentëve me 6 milionë në tre mujorin e tretë të vitit, raporton PCW.
Pioneri streaming është duke konsideruar ndërprerjen e planeve për të rritur çmimet raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Netflix ka refuzuar si bashkohet rivalëve si Walt Disney në rritjen e çmimeve këtë vit por në vend të saj ka zgjedhur të godasë këtë praktikë ku fjalëkalimi i një përdoruesish shfrytëzohet jashtë shtëpisë.
Përllogaritet se afro 100 milionë shikues përdornin shërbimin pa u abonuar por duke përdorur fjalëkalimet e llogarive të miqve apo familjes.
Pasi lançoi vitin e kaluar një plan me reklama, analistët parashikonin se Netflix do të rriste çmimet e planeve pa reklama në muajt në vijim duke sjellë më shumë të ardhura për përdorues.
Deri më sot shumica e përdoruesve të cilët janë abonuar në Netflix pas goditjes së praktikës së shkëmbimit të fjalëkalimeve, kanë zgjedhur planet pa reklama thonë analistët.
Plani standard me reklama fillon nga 6.99 dollarë, ndërsa plani me reklama fillon nga 15.49 dollarë.
Në tre mujorin e tretë të vitit llogariten afro 188.1 milionë dollarë të ardhura nga plani me reklama dhe sipas Visible Alpha, numri i abonentëve është rritur me 2.8 milionë.