Në Maqedoninë e Veriut janë pesë zjarre aktive, transmeton Portalb.mk.
Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 12:15, në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave:
- 5 janë aktive
- 2 janë nën kontroll
- 4 janë të shuara
Zjarret aktive ndodhenn në:
- Komunat Vasillevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Niviçinë, në malet Golem Goten dhe Maleshevë (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët);
- Komuna e Brodit 1 – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë);
- Komuna e Brodit 2 – ndërmjet fsh. Lokvicë dhe fsh. Krapa (pyll degradues me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët);
- Komuna e Prilepit – fsh. Beshishtë, vendi i quajtur Beshishtki Rid (pyll i përzier);
- Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar).
Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.
Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje.
Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).