Për një muaj në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 256 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë mbi 73 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar janë dhënë 256 leje ndërtimi për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 4 503 536 000 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 166 (64.8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 48 (18.8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 42 (16.4 %) objektet për rekonstruktim”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me janarin e kaluar, numri i lejeve ka rënë për 34 përqind, ndërsa vlera e objekteve është rritur për 41.6 %. Në 64% e lejeve, si investitor paraqiten persona fizik.

Më së shumti leje janë dhënë nga Ohri (19), Gostivari (17), Tearca (15), Ilindeni (14), Kavadari (13), etj.