Për drejtor të ri në ATO u propozua juristja Marija Janiçeska

Komisioni i Kuvendit për Zgjedhje dhe Emërime sot njëzëri, pa debat, e propozoi Marija Janiçeskën për drejtore në institucionin që nuk duhet të lejon përgjimin e paligjshëm, Agjencia Teknike – Operative (ATO), raporton Portalb.mk.

Tani propozimi duhet të votohet në seancën plenare, me dy të tretën e shumicës, përmes Badenterit.

Kandidatja 45 vjeçare është e diplomuar në juridik, me përvojë pune në ATO dhe sektorin e telekomunikacionit.

Në shpallje janë paraqitur 21 kandidatë – tre nga të punësuarit në Agjencinë e Zbulimit, dy nga Agjencia për Siguri Nacionale, pesë nga ATO, si dhe profesor, inxhinier dhe jurist.

Ndryshe, në muajin shtator u publikua shpallja për zgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë Teknike Operative (ATO), i cili u votua vetëm dy ditë para skadimit të mandatit të kreut aktual të institucionit është votuar në Kuvend.

Më 10 maj të këtij viti, në seancën e 115-të plenare të Kuvendit, është bërë propozim nga deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave për Monitorimin e Komunikimeve, Igor Janushev dhe koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, që pas procedurës së shkurtuar të miratojnë ndryshimet në Ligjin për ATO. Ato parashikojnë që mandati i drejtorit të zgjaste pesë vjet ose deri në zgjedhjen e drejtorit të ri (për të siguruar vazhdimësinë e funksionimit).

Nevoja e bartjes së ndryshimeve dhe shtesave pas procedurës së shkurtuar u votua me dy të tretat – 84 deputetë votuan “pro”, dy “kundër”, dhe nuk pati asnjë abstenim. Pasi kryeparlamentari ka konstatuar se propozimi është miratuar, ka ngarkuar Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, si organ amë, dhe Komisionin Ligjvënës, që ta diskutojnë propozimin në kuadër të procedurës parlamentare.

Me një sërë ndryshimesh ligjore që rregullonin këto çështje dhe kërkonin një shumicë prej dy të tretash, DSK mori pasardhësin e saj në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (ASK), e cila ruajti (një pjesë të madhe) të kompetencave, ndërsa kompetencat mbi pajisjet e përgjimit i kaluan ATO-s.