Për 14 përqind u rrit rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rrogës mesatare mujore për 14.1 % në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Rroga mesatare mujore në korrik arriti në 36 286 denarë, ndërsa ajo bruto 54 434 denarë, transmeton Portalb.mk.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Ndërtimtaria (19.5%), Arsimi (17.2%) dhe Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (16.8%)”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që ulje është vërejtur te minierat dhe guroret (7.9 %), veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (5.3 %) dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor (4.6 %).