Rama përplaset me delegacionin rus në OKB: Shqipëria është vend i vogël, por s’e lejon shpërblimin e agresorit

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku tha se pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël ajo gjithnjë do të mbështesë paqen dhe nuk do të lejojë shpërblimin e agresorit, raporton EN.

“Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre. Shqipëria është një vend i vogël, mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbeteje për kontribuon për të mos shpërblyer agresionin, për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të kthehet në diçka të dyshimtë.

Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të shkojmë drejt paqe, pro si mund të kemi mendime të ndryshme mbi atë që është agresori dhe atij që është i agresuari”,-tha kryeministri Rama.

Shqipëria po drejton këtë të mërkurë një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB. Është kreu i qeverisë Edi Rama që po moderon këtë seancë të nivelit të lartë fokusi i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Pikërisht çështja e Ukrainës ka përplasur në Këshillin e Sigurimit, delegacionin rus me kryeministrin shqiptar dhe shkak për këtë është bërë prezenca e presidentit ukrainas.

Ishte përfaqësuesi i delegacionit rus ai i cili i kërkoi kryeministrit Rama procedurën me të cilin ishte ftuar te fliste në Këshillin e Sigurimit presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Kryeministri shqiptar iu përgjigj duke sjellë raste të tjera analoge, ku krerë të caktuar shtetesh kanë marrë fjalën mbledhjen e debateve të hapura të Këshillit të Sigurimit.

“Mora komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja që të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështrimin tim do ishte e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në mënyrë teksnike në mënyrë që ne të procedonim me thelbin e diskutimit. Duke pasur temën e debatit të hapur, ne besojmë se ftesa për presidentin ukrainas që të flasë para anëtarëve të Këhsillit ëshyë një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelenksin do u japë mundësi anëtarëve të Këshillit t’i përgjigjen fjalëve të tij”, tha Rama.