Pas dorëheqjes së Ahmetit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e emëroi ushtruesin e detyrës në këtë pozitë

Qeveroa e Maqedonisë së Veriut në seancën e 178-të që u zhvillua sot, ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, Faton Ahmetit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e emëroi Asaf Abduramanin për ushtrues detyre – drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, raportojnë nga Qeveria.

Ndryshe, Faton Ahmeti është sekretar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ai ka theksuar që dorëheqja vjen si rezultat i nevojës për një përqendrim në punët e partisë.

“Çdo detyrë e ka fillimin dhe përfundimin e saj. Unë, sot, Ju njoftoj se dorëzova dorëheqjen nga detyra Drejtor gjeneral i Fondit për Sigurim Shëndetësorë. Ju falemnderoj për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm gjatë kësaj periudhe. Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat partiake, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit!”, shkruan Ahmeti.