Holanda konfirmoi rikthimin në Eurovision

Holanda do të rikthehet në Festivalin e Këngës në Eurovision në vitin 2027, pavarësisht se transmetuesi më parë përgjegjës për pjesëmarrjen e vendit (AVROTROS) vazhdon të kundërshtojë një rikthim, transmeton Euronews.

Rrjeti holandez AVROTROS u tërhoq nga konkursi i vitit 2026 dhe ka thënë se nuk do të marrë pjesë as në vitin 2027 , duke argumentuar se konkursi “nuk mund të konsiderohet më neutral” për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit dhe luftës në Gaza.

“Është e pamohueshme që konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në Konkurs, duke minuar karakterin e tij neutral. Prandaj, Konkursi i Këngës në Eurovision është bërë një platformë për përçarje”, tha Taco Zimmerman, Drejtor i Përgjithshëm i AVROTROS.

NPO-ja, e cila mbikëqyr transmetimin publik në Holandë, tani ka marrë përgjegjësinë për pjesëmarrjen e vendit. Mbulimi i konkursit do të sigurohet nga transmetuesi NOS, ndërsa një ekip i pavarur ekspertësh do të zgjedhë artistin holandez.

Vendimi vjen në një kohë kur Eurovision vazhdon të përballet me polemika të gjera mbi pjesëmarrjen e Izraelit. Pesë vende – Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja – u tërhoqën nga konkursi i vitit 2026 për shkak të kësaj çështjeje.

Irlanda ka konfirmuar tashmë se do ta bojkotojë Eurovisionin për të dytin vit në vitin 2027, duke përmendur “humbjen e tmerrshme dhe të vazhdueshme të jetëve në Gaza”.

Spanja po shqyrton gjithashtu zgjatjen e bojkotit të saj. Konkursi i Këngës Eurovision vitin e ardhshëm do të mbahet në Arena Burgas në Burgas të Bullgarisë.