Pas alarmit për mbeturinat, rinia e Vaksincës i pastroi deponitë në hyrje të fshatit

Me nismë të rinisë së fshatit Vaksincë të Komunës së Likovës u pastruan mini deponitë në hyrje të fshatit, ky aksion erdhi pas raportimitPortalb.mk për këtë problem.

Portalb.mk vizitoi sot (25.09.2025) fshatin Vaksincë, ku verifikoi se të gjitha mini-deponitë e krijuara ishin pastruar.

Ky aksion pastrimi u realizua disa ditë më parë nga rinia e fshatit, me mbështetjen e institucioneve lokale.

Me 23 gusht 2025, pasi Portalb.mk raportoi për këtë problem ku banorët kërkuan pastrimin e menjëhershëm të mbeturinave në fshatin Vaksincë për shkak të pamjes së shëmtuar dhe rrezikut për mjedisin.

Të lodhur nga kjo gjendje, rinia e fshatit u bëri thirrje banorëve dhe ka kërkuar mbështetjen e Ndërmarrjes Publike Komunale “Pisha” për të pastruar vendin. 

Përndryshe, Portalb.mk në vazhdimësi monitoron deponitë e krijuara përreth Komunës së Likovës. Si rezultat i kësaj, në disa raste institucionet kanë ndërhyrë, megjithatë ende mbeten deponi të papastruara.