Pas 14 vjetëve u mbyll TV “Al Jazeera Balkan”

Projekti rajonal i televizionit “Aj Jazeera Balkan”, pas 14 vjetëve punë të suksesshme në Ballkan, është mbyllur, raporton NovaTv, përcjell Portalb.mk.

“Al Jazeera Balkan” është filial i konceptit mediatik nga Katari, që punoi me një sukses të madh në Ballkan, vendosur në Sarajevë prej vitit 2011.

Ky koncept përfshinte tregun rajonal, me zyrat e tyre në Beograd, Zagreb, Podgoricë, Shkup, Lubjanë dhe Prishtinë.

Ky është stacioni i parë televiziv që emiton programe në gjuhë të ndryshme nga gjuha arabe dhe angleze.

Arsyet e mbylljes së “Al Jazeera Balkan” akoma nuk janë publikuar, por supozohet se bëhet fjalë për një vendim të Katarit, për shkaqe financiare.