Parkim falas gjatë festave të fundvitit në Komunën Qendër

Parkimi në Komunën e Qendrës gjatë festave të fundvitit do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët, njoftoi NP Parkingjet në Komunën Qendër (PKQ), transmeton Portalb.mk.

Më 1 janar parkimi do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe faturimi i rregullt do të rifillojë më 2 janar, të martë, me orar normal të punës. Atëherë edhe drejtoria e ndërmarrjes do të vazhdojë punën.

Gjatë festave të Krishtlindjeve, përkatësisht në datat 6, 7 dhe 8 janar (e shtunë – e hënë), të gjitha parkingjet e menaxhuara nga NP Parkingjet e Komunës Qendër do të jenë pa pagesë për qytetarët. Tarifat e rregullta të parkimit do të rifillojnë më 9 janar, e martë, me orar të rregullt pune.

Depoja e Karrotrecit të NP PKQ do të jetë i hapur 24/7 gjatë festave.