Paraburgim për shkupjanin i cili e sulmoi gruan para vajzës së vogël

Prokuroria Themelore Publike ka propozuar masa paraburgimideri te Gjykata Themelore Publike në Shkup për 25 vjeçarin nën dyshimet për dhunë familjare, transmeton Portalb.mk.

“Ai dyshohet se më datën 03.10.2023 në rajonin e Kisella Vodës fizikisht e ka sulmuar bashkëshorten e tij 23-vjeçare, me të cilën është në procedurë të shkurorëzimit”, njoftoi Policia, duke theksuar se ai tashmë është i arrestuar në stacion policor.

I dyshuari akuzohet për veprën penale “lëndim trupor” gjatë dhunës në familje, në prani të vajzës dyvjeçare.

Atij i është ndaluar që ti afrohet 100 metra vendbanimit, vendit të punës dhe vendit ku gjendet viktima, por ai disa herë nuk e kishte respektuar këtë vendim.