Si krahasohen telefonët e rinj Google Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro me rivalët më të fortë të Apple dhe Samsung

Vitin e kaluar telefonat Pixel 7 sollën një rritje të kapacitetit harduerik së bashku me rafinime të dizajnit por ajo çfarë i dalloi ishin çmime konkurruese të tyre, raporton PCW. Ditën e djeshme Google prezantoi Pixel 8 prej 699 dollarësh dhe Pixel 8 Pro prej 999 dollarësh, secili me një rritje prej 100 dollarë dhe dalin në shitje më 12 Tetor.

Ajo që ra në sy me debutimin e pajisjeve të reja ishte mbështetja 7 vjeçare me përditësime të sistemit operativ dhe sigurie duke sfiduar vetë Apple në aspektin e jetëgjatësisë së telefonave.

Një prej arsyeve të jetëgjatësisë së iPhone ishte çipi i tyre i fuqishëm A-series zhvilluar nga vetë Apple. Por si krahasohen Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro në aspektin e hardueri?

Nëse këto telefonë do të jetojnë prej disa vitesh, çfarë specifikash kanë dhe ku gjenden përballë konkurrencës? A do ti mbijetojnë degradimit të performancës me instalimin e versioneve të fundit Android?

Mëposhtë gjeni një listë specifikash për Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro së bashku me disa prej konkurrentëve më të fortë të tyre.