Banda e shtëpive të barit në Belgjikë, grupi i 20 shqiptarëve u kap nga bisedat në SKY

Një gjyq i madh po mbahet përpara dhomës së 6-të të gjykatës penale në Belgjikë për 20 shqiptarë të arrestuar për trafik droge, kryesisht kanabis që kultivohej nëpër shtëpi bari, raporton TopChannel. Banda e shqiptarëve u çmontua falë përdorimit të një rrjeti komunikimi të koduar SKY ECC.  Shtëpitë e barit në pranë Antwerp, Bastogne Frameries dhe Boussu kishin harxhuar deri në 300,000 euro energji elektrike për të rritur me llapa kanabisin.

Sipas prokurorisë, Admiri një shqiptar me banim në Antwerp, konsiderohet nga prokuroria si kreu i bandës së plantacioneve me kanabis të zbuluara. Ai po ashtu njihet edhe për trafikun e kokainës, por të gjitha akuzat i ka mohuar në gjyq. Vetëm disa të pandehur të tjerë të grupit përgjithësisht me kombësi shqiptare, pranuan kanë luajtur rolin e kopshtarit në këto plantacione.

Të dyshuarit janë persona me kombësi shqiptare që jetojnë në Antwerp, disa prej të cilëve kanë lidhje familjare, gjë që forcon besimin mes tyre. Shtëpitë e tyre u kontrolluan dhe u gjetën armë e dokumente që tregonin se kishin marrë me qira shtëpi të ndryshme, që më pas i kthenin në shtëpi bari. Të gjithë të akuzuarit u zbuluan falë çkodimeve të mesazheve në telefon përmes rrjetit të komunikimi të koduar SKY ECC. Mesazhet dhe fotot e gjetura nuk lënë asnjë dyshim për fajësinë e të pandehurve, sipas prokurorit publik. Ekspertiza gjenetike e kryer në objektet e gjetura në banesa forcon bindjen e prokurorisë. Për kreun e grupit Admirin u kërkua një dënim me 5 vite burg  dhe një gjobë prej 2 mijë eurosh.