Panairi i librit në Shkup, 25 përqind më shumë vizitorë se vitin e kaluar

Në edicionin e 35-vjetorit të Panairit të Librit në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup ka një numër të madh të vizitorëve që po shikojnë ofertat e panairit në tendat e më shumë se 60 shtëpive botuese, transmeton Portalb.mk.

“Organizatori tregon një rritje pozitive prej 25 për qind më shumë frekuentim në tre ditët e para të Panairit të Librit të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh programin në qendrën promovuese si dhe promovimet e shumta të botuesve, si pjesë e programit të tyre, të cilat janë dukshëm të larmishme dhe të shumta këtë vit. Ashtu siç pritej, gjithçka është në rolin e një magneti për dashamirët e librit, të cilët janë qendra dhe qëllimi i ekzistencës së këtij panairi. Organizatori pret që numri i vizitorëve këtë vit të arrijë në 30 mijë, si në periudhën para pandemisë, dhe në të njëjtën kontribuojnë sigurisht takimet me autorët, punëtoritë, tribunat”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sot, emri ndërkombëtar në botën e letërsisë moderne, autori Chris Carter, organizuar nga “Dua libra”, do të vizitojë Panairin e Librit në tendën e botuesit nga ora 12:00-15:00.

“Një anë tjetër pozitive e edicionit jubilar të Panairit të Librit është se një nga vizitorët më të shumtë këtë vit janë të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të ndryshme të vendit, fakt që ngjall shpresë për brezat e ardhshëm dhe zakonet e tyre”, thonë organizatorët. 

Panairi i librit 2023 zgjat nga 4 deri më 10 maj, në arenën Boris Trajkovski, nga ora 10 deri në 20, ndërsa ditën e fundit panairi do të jetë i hapur deri në orën 18:00.