Padi për 32 vjeçarin nga Koçani, policia e zuri duke transportuar 28 emigrantë nga Siria

Më datë 08.09.2023 në ora 19:00 në autostradën A1, në pikëpagesën “Demir Kapi” në drejtimin Gjevgjeli-Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug kanë ndaluar R.K. (32) nga Strumica, i cili transportonte 28 emigrantë, transmeton Portalb.mk.

“Në një mjet mallrash “Mercedes Sprinter” me targa të Koçanit, të cilin ai e drejtonte, u gjetën 28 emigrantë nga Siria të cilët i transportonte. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personat emigrantë janë vendosur në Qendrën për të Huaj Gazi Babë Shkup dhe QPT Vinojug Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme. R.K i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Negotinë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë” të dënueshme nga neni. 418 b i Kodit Penal”, njoftojnë nga MPB.