RMV, zbulohen armë automatike dhe municione, hetim ndaj tre personave

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore kundër tre personave, njëri prej të cilëve aktualisht është i padisponueshëm për organet e rendit. Ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, gjegjësisht kanë mbajtur armë që janë të ndaluara për qytetarët, transmton Portalb.mk.

“Në koshin e mbeturinave, përballë hyrjes së një shtëpie në Gjorçe Petrov, tre të dyshuarit e moshës 27, 22 dhe 19 vjeçare, së bashku me një person tjetër të panjohur deri më tani, pa autorizim mbanin një pushkë automatike “Tipi 56” kalibër 7,62×39 mm, me origjinë kineze, mitraloz “Pleter 91” kal. Para 9 mm me origjinë kroate, si dhe gjithsej 127 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të destinuara për qitje nga armë zjarri automatike dhe gjysmë automatike. Armët dhe municionet e tilla janë plotësisht të ndaluara për qytetarët dhe mbajtja e tyre dënohet me të paktën pesë vjet burg”, njoftuan nga Prokuroria.

Prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit, me faktin se për të dyshuarin i cili është në arrati masa do të fillojë të zbatohet pasi të gjendet dhe privohet nga liria.