Padi penale kundër kryetarit të Kërçovës Fatmir Dehari, dëmtoi buxhetin komunal me gati 4 milionë denarë
Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Sipas Policisë, ai duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ka dëmtuar buxhetin me gati 4 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.
Poicia shton se në këtë mënyrë, i akuzuari ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjit për Prokurime Publike, ka shkelur dispozitat e Ligjit për Procedurën Civile, Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës, me ç’rast u ka mundësuar avokatëve, në dëm të buxhetit të komunës së Kërçovës, të përfitojnë dobi pasurore të paligjshme prej 3.938.420 milionë denarësh ose rreth 64.000 eurosh.