Padi ndaj disa të punësuarve te Agjencia për Punësim në RMV, dëmtuan buxhetin e shtetit për 333 mijë denarë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj shtatë personave për shkak ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer vepër penale, duke e dëmtuar edhe buxhetin e shtetit, transmeton Portalb.mk.
“SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.K. (62), Zh.D. (56), E.D. (42), Zh.K. (67), Z.J. (56), J.T. (45) dhe R.A. (55), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale Punë
e pandërgjegjshme në detyrë”, raportoi Policia.
Policia vlerësoi se këta të punësuar e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 333 968 denarë, duke marrë ndihmë të garantuar minimale në periudhën kur ndodheshin jashtë shtetit.
“Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, të denoncuarit – të punësuar në Agjencinë e Punësimit të RMV-së – Qendra e Punësimit Strumicë, në sistemin e APMV-së i kanë paraqitur personat shtetas të RMV-së si punëkërkues aktivë, të cilët ndodheshin jashtë shtetit,
dhe në këtë mënyrë kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast papunësie sipas nenit 59 – a”, sqaroi Policia.