Gjykata mori vendim rreth burgosjes së Ilir Metës

GJKKO ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për ish-presidentin Ilir Meta. Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani tha për mediat se kjo ishte kërkesa e parë për ndryshimin e masës së sigurisë për Ilir Metën, raporton Euronews.

Avokati theksoi se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca të informimit mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.

Sipas tij, “vendimi ishte i pritshëm”, sepse edhe arrestimi ka qenë sipas avokatit një arrestim politik.

“Ne nuk prisnim ndryshim të masës së sigurimit, sepse ne jemi të bidnur, që zoti Meta është aty për arsye politike. Nuk ka sot një president të dytë që një ish-kryeministër, ish-president, ish-kryetar kuvendi që akuzohet dhe pretendohet për akuza shumë të larta të paproovuara, të qendrojë në një masë sigurimi ekstreme siç është kjo e arrestit me burg”, tha Cakrani.