Kosova ndaloi importin e disa kafshëve nga Maqedonia e Veriut

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Republikën e Kosovës ka vendosur të ndalohet importi i disa kafshëve të gjalla nga Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Ndalohet importi i kafshëve të gjalla Dele dhe Dhi nga Republika e Maqedonisë se Veriut pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes Gjuha e Kaltër” njoftoi Agjencia.

Ata theksojnë se ky vendim është marrë si parandalim i përhapjes së kësaj sëmundje edhe në Kosovë, pasi kjo sëmundje tashmë ishte konfirmuar në Maqedoninë e Veriu.

“Njëkohësisht apelohen të gjithë fermerët, të cilët lëshojnë bigëtit në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre. Të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend”, apeluan nga Agjencia.

Agjencia sqaroi që kjo sëmundje ka ndikim më të madh të delja, pastaj të dhitë dhe gjedhi; ashtu që ngordhje shkakton te delja.