Padi ndaj 37 vjeçarit nën dyshimet se ka kërcënuar një televizion në Maqedoninë e Veriut
Policia e Maqedonisë ë Veriut ngriti kallëzim penal ndja 37 vjeçarit nën dyshimet se ka kërcënuar një televizion lokal, transmeton Portalb.mk.
Kërcënimi është kryer më 21 shtator përmes aplikacionit mobil në numrin zyrtar të personit juridik.
“SPB Shtip ngriti një kallëzim penal kundër O.S. (37) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e një vepre penale “rrezikimi i sigurisë”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.