Padi kundër punëtorit të urbanizimit në komunë, pasi dyshohet se ka dëmtuar buxhetin komunal
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj 45 vjeçarit të punësuar në Komunën e Sveti Nikollës, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “paaftësi në punën zyrtare”, raportoi Portalb.mk.
“I raportuari, në vendin e punës në Sektorin për Urbanizëm të Komunës së Sveti Nikollës, gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke vepruar sipas kërkesave për lëshimin e lejeve për vendosjen e pajisjeve urbane nga një subjekt juridik nga Sveti Nikolla, ka përpiluar procesverbal për inspektim në terren në të cilin ka shënuar të dhëna të pasakta, pra sipërfaqe më të vogël se ajo reale që do të përdorej, ka përgatitur lejet për vendosje të pajisjeve urbane dhe i ka dorëzuar për nënshkrim te kryetari i komunës”, sqaroi Policia.
Kallëzimi penal është ngritën kundër 45 vjeçarit P.J. nga Sveti Nikolla, nën dyshimet se për 105 mijë denarë e ka dëmtuar buxhetin e komunës në periudhën 2024-2025.