Osmani: Nuk është për lëvdatë kur politikanët thotë se për ta nuk ka rëndësi paga, për mua ka rëndësi

Nuk mendoj se është për lëvdatë kur politikanët thonë se për ta nuk është rëndësishme paga sepse me atë në njëfarë mënyre tregojnë se nuk jetojnë vetëm nga paga. Këtë e tha sot në konferencë për media ministri i Jashtëm, Bujar Osmani duke folur për paralajmërimin për korigjim të pagës së funksionarëve dhe ridestinimin e një pjese të mjeteve për masa antikrizë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Zakonisht nuk dua të jem populist për këtë temë, sepse siç thash njëherë, nuk mendoj se është për lëvdatë kur politikanët thotë “për mua nuk ka rëndësi paga”, sepse me atë sikur të thonë “nuk jetoj nga paga”, tha Osmani.

Duke folur në këtë drejtim, ministri tha për të ka rëndësi kjo çështje, sepse jeton vetëm nga paga.

“Megjithatë në këtë rast e kuptoj që prioritet duhet të jenë të gjithë ata pagat e të cilëve janë rreth minimales. Mendoj se ajo është kyçe dhe nëse na vjen radha neve në rregull, nëse jo, mendoj që prioritet duhet të jenë ata qytetarë në këtë kohë të inflacionit dhe të rritjes dhe duhet t’u kushtohet vëmendje”, shtoi ministri.

Zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi se do të propozohet korrigjimi në Ligjin për pagat e zyrtarëve, me të cilin një pjesë e mjeteve do të ridestinohen për masa kundër krizës për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Ky vendim, siç tha Bytyqi, vjen pas vendimit të javës së kaluar të Qeverisë për të ngarkuar katër ministra me masa të reja kundër krizës. Sipas zëvendëskryeministrit, ndryshimet e propozuara në Ligjin për pagat e të zgjedhurve dhe të emëruarve janë vendimtare në kohën kur duhet treguar solidaritet.

Krerët e shtetit, të Kuvendit dhe të Qeverisë nga maji marrin paga më të larta për rreth 70 mijë.

Pagat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të nënkryetarëve të Kuvendit janë rritur për rreth 60 mijë denarë, ndërsa të ministrave dhe deputetëve për rreth 56 mijë denarë.

Pagat e funskionarëve llogariten duke shumëzuar bazën me një koeficient të caktuar në varësi të pozicionit. Ligji për pagat e zyrtarëve parasheh që bazë të jetë paga mesatare e vitit paraprak, por për vite me radhë është ngrirë në nivel më të ulët. Më 21 mars, gjykata vendosi të heqë ngrirjen, pas së cilës pagat do të rriten ndjeshëm.

Paga më të larta nga funksionarët kanë presidenti i shtetit, Kuvendit dhe Qeverisë. Ligji parashikon që ata të marrin pagë në masën e pagës mesatare të vitit të kaluar shumëzuar me koeficientin 4.5. Paga mesatare bruto e paguar në vitin 2022 është rreth 47 mijë denarë. Kësaj i shtohet një rritje prej gjysmë për qind për çdo vit stazh pune.

Sipas këtij vendimi, presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski për disa ditë do të kenë rritje të pagave prej rreth 70 mijë denarë. Deri më tani kanë marrë rreth 90 mijë, e tash e tutje rreth 160 mijë denarë.