Për 7.6 përqind është rritur rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht rroga mesatare mujore arriti 48 733 denarë, apo 7.6 përqind më shumë se rroga e gushtit të kaluar. Në muajin gusht, rroga bruto arriti 73 336 denarë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë periudhë, rritje më e madhe u regjistrua te furnizimi me ujë (11.9 %) dhe shërbimet administrative (10.7 %) dhe industria përpunuese (9 %).

Në krahasim me muajin paraprak, rritje më e madhe u regjistrua te furnizimi me energji (5.4 %) dhe në disa sektorë tjerë.