Osmani në Romë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, transmeton Portalb.mk.

Në takim, Osmani do të mbajë fjalim në sesionin e punës me temë “Puna e përbashkët për përshpejtimin e procesit eurointegrues për Ballkanin Perëndimor”.

Në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë edhe takim me bartësit e rinj të MKartës në Itali.