Osmani: Idenë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë për herë të parë e kam dëgjuar nga një përfaqësues i lartë i VMRO – DPMNE-së
Idenë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si zgjidhje e raportit me Bullgarinë, për herë të parë e kam dëgjuar nga një përfaqësues i lartë i VMRO – DPMNE-së – prej këtu në të vërtetë ka lindur idea për zgjidhjen e dallimeve në këtë mënyrë, deklaroi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në emisionin “Top Tema” në TV Telma, transmeton Portalb.mk.
“Unë në një paraqitje thash se, idenë për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, si zgjidhje të raportit me Bullgarinë e kam dëgjuar për herë të parë nga një përfaqësues i lartë i VMRO – DPMNE-së. Të njëjtën e thonë edhe njerëz në VMRO – DPMNE, të cilët e kuptojnë procesin. Megjithatë, aty ka edhe njerëz të cilët i ndjekin anektat dhe thonë se do të fiojnë më shumë vota nëse udhëhiqen nga emocioni i cili është krijuar momentalisht, ndërsa ajo është krijuar në bazë të propagandës, konspiracionit, lajmeve të rrejshme dhe frikësimit të qytetarëve”, tha Osmani.
Ai shtoi se, personalisht ai garanaton se Bullgaria nuk do të mund të shtojë as edhe një kërkesë shtesë nga ata që veçmë ekzistojnë në Kornizës negociuese.
“Korniza negociuese është dokument i cili nuk ndryshohet – ajo mbetet deri në anëtarësimin tonë. Kushtet veç më janë në kornizën negociuese. Republika e Bullgarisë nuk mund të shtojë kusht në kornizën negociuese, sepse ajo është mbyllur dhe është votuar nga 27 vende anëtare dhe nuk mund të negociohet”, shtoi shefi i diplomacisë.
I pyetur nëse po pritet mbajtja e takimit të liderëve mes kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe iderit të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski që më pas Qeveria të miratojë propozim iniciativën për ndyrshimet kushtetuese dhe ta dorëzojë në Kuvend, Osmani tha se, “do të ishte mirë që të ketë rezultat pozitiv nga takimi i nesërm”.
Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.
Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.