Orbani ra pas 16 viteve, Magyar i fitoi zgjedhjet: Hungaria drejt një etape të re politike
Pushtetit prej 16 viteve i erdhi fundi, Viktor Orban i humbi zgjedhjet në Hungari përballë liderit të opozitës Peter Magyar, raporton Portalb.mk.
Në një fjalim të shkurtër,kryeministri në ikje, Viktor Orban nga partia Fidesz tha se rezultati i zgjedhjeve është “i dhimbshëm për ne, por i qartë”.
Ai e përgëzoi partinë fituese të opozitës, Tisza-n e udhëhequr nga Peter Magyar.
Ai theksoi se partia e tij nuk ka punuar kurrë kaq shumë në një fushatë zgjedhore, duke falënderuar 2.5 milionë njerëzit që votuan për të dhe duke premtuar se “nuk do t’i zhgënjejë kurrë”.
“Do t’i shërbejmë vendit tonë dhe kombit hungarez nga opozita,” tha Orban.
Në ndërkohë, lideri i opozitës Peter Magyar ka publikuar një mesazh shumë të shkurtër, por domethënës, në Facebook.
“Faleminderit Hungari!”
Magyar ka marrë urime për fitoren nga krerët e Evropës dhe Bashkimit Evropian.
Dalja në zgjedhje ishte 77.8 përqind e cila shënoi rekord të ri, pasi dalja më e lartë më herët ishte regjistruar më 2002 kur kishin votuar 70.5 për qind e votuesve.
Lexo lajmin në vijim për më tepër detaje rreth zgjedhjeve në Hungari: Rekord votuesish në Hungari, a do e rrëzojë Orbanin udhëheqësi opozitar Magyar?