Operacioni “Ura” mes Shqipërisë e Italisë, si e nxorri Sky ECC zbuluar grupin kriminal
Një operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë çoi në goditjen e një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës, raporton Klan.
Ajo që ka ndihmuar autoritetet ta zbërthejnë në detaje ka qenë përveç përgjimeve të ndryshme audio e ambientale edhe mesazhet e dekriptuara nga platforma Sky ECC.
Ka qenë kjo e reja e përdorur mes institucioneve të drejtësisë, të cilët shprehen se sapo kanë siguruar mesazhet, i kanë shpërndarë me njëra-tjetrën duke i kryqëzuar informacionet me rezultatet e hetimit. Kjo u pranua edhe në konferencën për shtyp nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Vladimir Mara, i cili ka ndjekur hetimet.
“Krahas të dhënave të përftuara nga veprimet siç kanë qenë përgjimet telefonike, janë përdorur në mënyrë të menjëhershme edhe të dhënat nga platformat e enkriptuara”, u shpreh Mara.