Opera dhe Baleti Shkup nesër do ta mbyllë muajin e Xhakomo Puçinit me operën e tij “Turandot”

Me 29 nëntor me fillim nga ora 20:00 në Operën dhe Baletin Nacional Shkup do të shfaqet opera “Turandot” të Xhakomo Puçinit, duke e përmbyllur me këtë shfaqje edhe Muajin e Puçinit, transmeton Portalb.mk.

“Turandot” është operë në tre akte nga Xhakomo Puçini. Është shkruar sipas libretit të Xhuzepe Adamit dhe Renato Simonit, ndërsa bazuar në përshtatjen e Fridrih Shilerit të dramës “Turandot” të Karllo Gocit. Puçini ndërroi jetë pa e përfunduar operën, e cila u përfundua më vonë nga Franko Alfano. I karakterizuar nga materiali muzikor “i pazakontë”, në të cilin përdorimi inovativ i korit dhe orkestrës është në krye, stili i Puçinit në këtë vepër operistike dallohet veçanërisht në meloditë e gjera dhe shprehëse. “Turandot” mbushet me momente të bukurisë melodike të admirueshme, që del në pah sidomos në arien e paharrueshme të tenorit, një nga më të bukurat e letërsisë operistike, “Askush nuk fle” (Nessun dorma).

Foto nga opera “Turandot” të Xhakomo Puçinit, nga Burhan Dibrani
Foto nga opera “Turandot” të Xhakomo Puçinit, nga OBN

Produksioni spektakolar i përrallës epike nga një prej regjisorëve më të famshëm dhe më të kërkuar të operës së sotme, Xhankarllo del Monako, do të shfaqet në skenën e OBN-së nën dirigjentin e ftuar nga Italia, Roberto Xhianolla (Itali), regjia, skenografia dhe kostumografia janë të Xhankarllo del Monako, ndërsa koreografia është e Sasha Evtimovës, mjeshtër i koncertit do të jetë Kliment Todoroski, mjeshtër kori Gjurgica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska.

Në shfaqje do të performojë ekipi i spikatur solist: Han Jing Co (Kina / Italia), Xhejms Li (Koreja e Jugut), Biljana Josifov, Igor Durllovski, Dragan Ampov, Jane Dunimaglloski, Dejan Stoev, Dime Petrov, Marjan Nikollovski, kori, orkestra dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Nacional.

Foto nga opera “Turandot” të Xhakomo Puçinit, nga Burhan Dibrani
Foto nga opera “Turandot” të Xhakomo Puçinit, nga OBN