Oda e Mjekëve të RMV-së për rastin në Onkologji: Asnjë pacient nuk meriton keqpërdorim të terapisë për dobi personale

Shprehim shqetësim të madhe lidhur me informatat shqetësueese të publikuara nëpër media për keqpërdorime të pretenduara me citostatikë në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapi, reagojnë nga Oda e Mjekëve pasi dje MPB-ja dhe Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup hyrën në këtë institucion shëndetësor që të realizojnë bastisje në kuadër të parahetimit të lidhur me vjedhje të terapive për të sëmurë nga kanceri dhe shitje në tregun ilegal nga ana e të punësuarve në Klinikë, njofton Portalb.

“Nëse keqpërdorimet e supozuara dalin të vërteta do të thonë shkelje e madhe e të drejtave të pacientëve, por edhe mosrespektim të parimeve themelore etike në ushtrimin e veprimtarisë në shëndetësi, që duhet të jenë prioritet në punën e çdo mjeku dhe në përgjithësi të çdo punonjësi shëndetësor. Asnjë pacient në vendin tonë, posaçërisht pacientë onkologjik të cilët ndodhen në gjendje rreziku për jetë, nuk guxojnë në asnjë moment të vihen në situatë që të mos e kenë qasëse terapinë e plotë e cila sigurohet nga të hollat e buxhetit të Fondit për Sigurim Shëndetësor ose nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa edhe më pak ajo terapi të keqpërdoret për dobi personale të individëve”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Nga atje potencojnë se u japin mbështetje Prokurorisë Publike dhe organeve të tjera dhe presin që sa më shpejtë të zbardhen dyshimet, si dhe të shpërndahen me opinionin informata të sakta për atë se çfarë ka ndodhur në Klinikën e Onkologjisë i cili është institucioni i vetëm shëndetësor i këtij lloji dhe atje mjekohen numri më i madh i pacientëve të sëmurë nga kanceri.

“Plotësisht jemi të bindur se në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë ka punonjës të ndershëm shëndetësor, të cilët me përgjegjësi dhe profesionalizëm i mjekojnë pacientët dhe kët rrëfime të suksesshme gjithashtu duhet të kenë hapësirë në opinion, për çfarë arsye edhe theksojmë se nuk duhet të jepen dënime kolektive, por saktë duhet të theksohen dhe sanksionohen fajtorët në bazë të dëshmive relevante”, shtojnë nga Oda e Mjekëve.

Lidhur me atë se çfarë ata si institucion do të bënin më tej, madje, potencojnë se do t’i ndjekin të gjithë ndodhitë dhe në kohë dhe në mënyrë adekuate do të reagojnë nëse dëshmohet se mjekë nga kjo klinikë kanë bërë keqpërdorime me të cilat i kanë shkelur parimet etike dhe Kodeksin e deontologjisë mjekësore.

Gjatë ditës së djeshme, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Madje janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës.