OBSH: Numri i rasteve me hantavirus është rritur në 13
Numri i rasteve me hantavirus është rritur në 13, publikoi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, njofton Portalb.mk.
“Spasnja paraqiti rast të ri midis udhëtarëve të cilët janë në krantinë, me ç’rast numri i përgjithshëm i raste u rrit në 13”, kumtoi shefi i OBSH-së në publikimin në Iks.
Gebrejesus ka shtuar se që nga 2 maji i këtij viti nuk janë raportuar vdekje të reja nga hantavirusi, që do të thotë se numri i të vdekurve mbetet tre nga gjithsej 13 persona të infektuar me virusin. Ai potencoi se situata me hantavirusin mbetet stabile dhe se pacientët e infektuar po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Nga OBSH paradokohe kumtuan se paraqitja e hantavirusit në anijen “MV Hondius” tani për tani nuk paraqet fillim i një epodemia ose pandemie, edhe pse janë të mundshme raste të reja të të infektuarve.
#Hantavirus update:
– Spain reported a new case among the passengers who are in quarantine, which brings the total number of cases to 13.
– There are no new deaths reported since May 2. The total number of deaths remains three out of 13 reported cases so far.The situation… pic.twitter.com/rvGvL6jFgl
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) May 27, 2026
- LEXO: Arriti në 11 numri i infektimeve me hantavirus, një kanadez rezultoi pozitiv
- LEXO: Autoritetet në RMV thonë se nuk ka rrezik të madh nga përhapja e hantavirusit
- LEXO: Kreu i OBSH-së: Situata mund të ndryshojë, vendet të përgatiten se mund të ketë më shumë raste të hantavirusit
- LEXO: Çfarë është Hantavirusi, Panovski: Ekziston prej shekujsh, por nuk përhapet lehtë mes njerëzve