Maqedonia në vendin e 79-të, shëndetësia midis 25 më të dobëtit
Maqedonia në vendin e 79-të në botë sipas Numbeo Health Care Index by Country 2026 hyn në grupin e 25 shteteve me renditjen më të ulët sipas vlerësimit të përdoruesve për kujdesin shëndetësor. Indeksi nuk është matje zyrtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por tabelë krahasuese të bazuar në mendime dhe përvoja të përdoruesve për cilësinë e shërbimeve shëndetësore, pajisjet, personelin, mjekët, shpejtësinë, qasshmërinë dhe shpenzimet, njofton Portalb.mk.
Sipas tabelës primare të Numeos, Maqedonia ka Health Care Index 55,4 dhe Health Care Exp. Index 99,3, që e vendos në vendin e 79-të nga gjithsej 100 shtete në renditjen për vitin 2026. Para Maqedonisë janë Ukraina me indeks 55,8 dhe Gjeorgjia me 56,3, ndërsa menjlherë pas saj janë Bosnjë dhe Hercegovina me 54,6, Algjeria me 54,5 dhe Hungaria me 54,2.
Kjo do të thotë se Maqedonia nuk është në fund të tabelës, por është larg vendeve me rezultatet më të larta për mbrojtjen shëndetësore. Në krye të listës janë Tajvani me një indeks prej 87,1, Koreja e Jugut me 82,9, Holanda me 81,5 dhe Japonia me 80,1. Në kontekstin evropian, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Ukraina renditen më mirë se Maqedonia, ndërsa Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi renditen më keq se Maqedonia.
Numbeo shpjegon se të dhënat fitohen përmes anketave të vizitorëve të faqes së internetit dhe përgjigjet më pas konvertohen në një shkallë nga 0 deri në 100 për krahasim më të lehtë. Indeksi vlerëson perceptimin e cilësisë së përgjithshme të sistemit shëndetësor, duke përfshirë stafin mjekësor, pajisjet, personelin, mjekët dhe shpenzimet. Platforma potencon se të dhënat mund të kenë paragjykime, pasi bazohen në kontributet dhe përvojat e përdoruesve, dhe jo të indikatorëve shlndetësor zyrtar.
Për këtë arsye renditja duhet të lexohet me kujdes: nuk tregon drejtpërdrejt se sa mjekë ka një vend, sa kohë duhet pritur për një termin ose sa e lartë është shkalla e vdekshmërisë nga sëmundje të caktuara, por më tepër se si përdoruesit e vlerësojnë sistemin e kujdesit shëndetësor në kategori të shumta praktike. Megjithatë, pozicioni i ulët i Maqedonisë është sinjal i rëndësishëm, pasi perceptimi i përdoruesit formohet më shpesh përmes përvojave të përditshme – caktimi i terminevee, disponueshmëria e terapisë, qëndrimi i institucioneve, gjendja e spitaleve dhe besimi në sistem.
Analiza u krye nga Visual Capitalist, i cili përdor tabelën e vitit 2026 të Numbeos dhe e krahason më tej atë me shpenzimet për mbrojtje shëndetësore për kokë banori. Në këtë kornizë, Maqedonia renditet midis vendeve me rezultate më të dobëta, me një indeks prej rreth 55 dhe një kosto të vlerësuar prej 639 dollarësh për person në vit për mbrojtje shëndetësore.
Pamja që paraqet indeksi është e zymtë për Maqedoninë: vendi mbetet prapa konkurrentëve rajonalë dhe evropianë që kanë kufizime ekonomike të ngjashme, megjithatë merr vlerësime më të larta nga përdoruesit. Kjo ngre pyetje jo vetëm në lidhje me paratë e investuara në shëndetësi, por edhe në lidhje me mënyrën se si sistemi i shndërron këto burime në shërbim që pacientët e perceptojnë si të shpejtë, të arritshëm, të organizuar dhe të besueshëm.