Janë arrestuar dy persona nga Kosova kontrabandues të emigrantëve, u është caktuar paraburgim 30-ditor

Dy shtetas të Kosovës janë privuar nga liria për shkak të dyshimit për kontrabandim të emigrantëvem pasi policia dje në afërsi të pikës pagesore në Demir Kapi ka zbuluar shtatë emigrantë nga Egjipti në automjet me targa kosovare, njofton Portalb.mk.

Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje në ora 06:30, nëpunës policorë nga Stacioni policore për mbikëqyrje kufitare Mihajllovo i kanë arrestuar A.g.(42) dhe G.G.(39), të dytë nga Kosova.

“Gjatë kontrollit në autostradën Gjevgjeli – Negotinë janë ndaluar automjet ‘folksvagen transporter’ i drejtuar nga A.G. dhe ‘shkoda oktavia’ i drejtuar nga G.G.. Në furgon janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti, ndërsa hetimi policor ka konfirmuar se automjeti ‘shkoda’ ka shërbyer si pararendës”, thuhet në kumtesën e policisë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Kundër dy shtetasve kosovarë është ngritur kallëzim penal dhe u është caktuar paraburgim 30-ditor.

Të dyshuarit janë dërguar në Burgun “Shkup”, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën për kërkues të azilit në Vizbeg të Shkupit.