Nuk ka më ndihma sociale në Itali, preken rreth 169 mijë familje

Qeveria e djathtë e Giorgia Melonit ka vendosur t’i japë fund përfitimeve për mijëra familje dhe individë të konsideruar “të përshtatshëm për punë”. Rreth 169 mijë familje në mbarë Italinë morën një mesazh në celularët e tyre në fund të korrikut, ku njoftoheshin se përfitimet që kishin gëzuar në 4 vitet e fundit do të ndërpriteshin muajin e ardhshëm.

Gazetarja, Alba Kepi zbuloi më shumë detaje në lidhje me vendimin e kryeministres italiane. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se protesta kanë nisur në Napoli dhe në disa qytete të tjera.

Mes të tjerash ajo tha se është zbuluar se gjatë këtyre viteve nga ndihma e shtetit kanë përfituar 38 mijë persona në mënyrë të parregullt.

“Protesta kanë nisur, ku prej ditës së djeshme janë zhvilluar në Napoli e në disa qytete të tjera.

Ministrja e Ekonomisë  dje tha se kjo pagë qytetarie i ka kushtuar qeverisë rreth 35 milionë euro dhe e kanë përfituar rreth 1 milion e 100 mijë familje italiane. Gjatë këtyre viteve janë zbuluar se gjatë këtyre viteve kanë qenë 38 mijë persona që e kanë përfituar në mënyrë të parregullt. Nga paga e qytetarisë do të kalohet në çekun e përfshirjes sociale. Shumë qytetarë italianë duke pasur të garantuar një pagë mujore nuk bënin një lloj përpjekje për t’u punësuar. Komunat, qytezat italiane janë tashmë me një numër e gjithnjë e të lartë të personave që janë në vështirësi ekonomike dhe çdo gjë do të rëndojë në xhepat e autoriteteve lokale”- tha ajo.