Nuk ka kimioterapi “Taxol” në Onkologjnë e Shkupit, drejtori tha se ka defekt në shpërndarje

Nuk ka kimioterapi me “Taxol” në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji. Një pacient me kancer në mëlçi u ankua në redaksinë e “Sloboden Peçat” se është jashtëzakonisht i mërzitur që procesi i trajtimit të tij po kompromentohet nga mungesa e kimioterapisë, transmeton Portalb.mk.

“Erdha këtë mëngjes dhe duhet të marr një protokoll kimioterapie që përbëhet nga 2 ilaçe, secili prej tyre nga 3 orë. Një ilaç është në dispozicion, por “Taxol” nuk është në dispozicion. Më thanë se nëse e gjej në Bullgari ose Serbi, mund ta sjell që të ma aplikojnë. Kjo është kimioterapia ime e fundit dhe të mëparshmet i kam marrë për 21 ditë. Jam i mërzitur sepse dua të trajtohem sipas protokollit, siç duhet të jetë, dhe jo në mënyrë të paplotë”, tha ai.

Drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski, tha për “Sloboden Peçat” se ilaçi pritet të mbërrijë në fillim të korrikut.

“Ka defekt në shpërndarje. Vetë furnizuesi na informoi se “Taxol” pritet në fillim të muajit të ardhshëm. Nuk varet nga ne, por nga fakti që ka një problem me prodhimin e ilaçit”, tha Stojkovski.

Taxol është një kimioterapi në listën pozitive të barnave, por burimi i SP, i cili nuk e mori sot, pohon se askush nuk i jep udhëzime se ku në Maqedoni mund të blihet, por përkundrazi ai u dërgua në Serbi dhe Bullgari.

Pas publikimit të këtij teksti, pacienti kontaktoi përsëri redaksinë tonë për të thënë se sot nuk mori asnjë terapi në Onkologji. Ai do të shkojë nesër në një klinikë private ta marrë ku do të paguaj rreth 700 euro për një ilaç.

Kujtojmë se në fund të janarit, pacientët onkologjikë ngritën alarmin se një pjesë e madhe e barnave që marrin si terapi biologjike për mjekim, sërish mungonin.

Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nga ana tjetër, tha se nuk ishte në dijeni që pacientët onkologjikë nuk kishin terapi.