Nuk ka ashensor për të punësuarin me nevoja të veçanta, derisa vendin e punës e ka në katin e pestë, alarmoi ministri

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, ka alarmuar se në vendin tonë ka rast kur një i punësuar nuk ka ashensor në vendin e punës, përkundër që duhet të shkon në katin e pestë, transmeton Portalb.mk.

“Në ndërtesën ku është e vendosur zyra nuk ka ashensor dhe punonjësit të cilët janë me ndonjë invaliditet nuk kanë qasje në vendin e punës, i cili është në katin e pestë të ndërtesës”, deklaroi Lloga, duke vlerësuar që “punëtorët punojnë në kushte substandarde”.

Ai këto komente i shpalosi gjatë vizitës në departamentin rajonal të Ministrisë së Drejtësisë në Manastir.

“Mungojnë mobilje të zyrës, dyert dhe dritaret janë të dëmtuara dhe paraqesin rrezik për palët që vijnë për të kërkuar ndihmë juridike falas. Me anëtarësim në BE, nëpërmjet të fondeve do të sigurohen mjete për qasje më të lehtë në drejtësi për kategoritë e cenueshme”, deklaroi Lloga.