Një vajzë u gjet e vdekur në rrethana të paqarta në Tetovë

Në parkingun e një banese afër Tregut të Gjelbër në Tetovë është gjendur e vdekur një vajzë e re. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja e vajzës, transmeton Portalb.mk.

Raportohet se viktima është një shtetase e Republikës së Kosovës, mosha e së cilës është 25 vjeç.

Në vendngjarje janë Policia dhe Prokuroria, ndërsa në vazhdim priten informacione zyrtare.